Tottenham ‘shkel’ Crystal Palace, shkëlqejnë Bale dhe Kane

Futboll

Tottenham ‘shkel’ Crystal Palace, shkëlqejnë Bale dhe Kane

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:40
Foto nga ndeshja

Tottenham ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur Crystal Palace me rezultat të thellë 4 – 1.

Spurs dominuan dukshëm nga minuta e parë, me sulmuesin Gareth Bale që duket se ka ‘rilindur’ nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Uellsiani ishte golashënuesi i parë në ndeshje pas asistimit të Harry Kane (25′).

Mirëpo, mysafirët barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë fal një goli mjaftë të bukur nga Benteke (45+1), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Sidoqoftë, në fillimin e pjesës së dytë, dyshja bashkëpunuan sërish me Bale që realizoi golin e dytë (49′).

Pas tre minutave, Kane që bëri dy asistime, realizoi një supergol nga largësia duke lënë portierin në gjumë (52′).

Nuk mbaroi me kaq, meqenëse anglezi arriti të shënoi edhe golin e dytë personal pas asistimit të Son (76′).

Pas kësaj fitore, Tottenham ngritët në pozitën e gjashtë me 45 pikë, derisa Crystal Palace renditët në pozitën e 13-të me 34 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat