Tucheli iu drejtua yllit të Chelseat: A kupton apo jo?

Futboll

Tucheli iu drejtua yllit të Chelseat: A kupton apo jo?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:26
Tucheli iu drejtua yllit të Chelseat: A kupton apo jo?

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka nisur aventurën me klubin e madh anglez Chelsea në mënyrë të jashtëzakonshme, duke mos pësuar asnjë humbje në tetë ndeshjet e para si trajner i Chelseat.

Gjatë ndeshjes ka pasur edhe momente interesante dhe duke qenë stadiumi bosh dëgjohet gjithçka, ashtu sikurse edhe udhëzimet e trajnerit gjerman për Timo Werner.

Pikërisht në një moment të ndeshjes, ish-trajneri i PSG i drejtohet ish-sulmuesit të Leipzig, Timo Werner me një seriozitet të madh, duke ia kujtuar se nuk po i dëgjon këshillat e tij.

“Timo, sa kohë po qëndron në të majtë? Po luan në të djathtë! 15 minutat e fundit ke qenë vetëm në të majtë! A nuk e kupton?’”, ishin fjalët e Tuchelit në drejtim të Wernerit, të cilat ia tha në gjuhën gjermane.

Tuchel njihet si një trajner mjaft rigoroz dhe që dëshiron disiplinë të madhe brenda skuadrës së tij.

Futbollistët gjermanë të Chelseat, Timo Werner dhe Kai Havertz ende nuk kanë arritur të shfaqin potencialin e tyre për të cilin anglezët paguan shuma të mëdha parash.

Të hënën mbrëma (dje) Tuchel kaloi edhe testin e quajtur Everton duke e mposhtur me rezultat 2:0, një fitore tejet e rëndësishme ndaj rivalit direkt për vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat