Drejtuesit e Liverpoolit vendosin për të ardhmen e Jurgen Kloppit

Futboll

Drejtuesit e Liverpoolit vendosin për të ardhmen e Jurgen Kloppit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:53
Drejtuesit e Liverpoolit vendosin për të ardhmen e Jurgen Kloppit

Drejtuesit e Liverpoolit kanë mbështetje të plotë te trajneri Jurgen Klopp, pavarësisht që tekniku gjerman nuk arrin ta rikthejë shpirtin e skuadrës.

Liverpool renditët në pozitën e tetë në tabelë pas një serie prej tetë humbjeve në 12 ndeshje, duke përfshirë gjashtë humbje radhazi në "Anfield".

Klopp pranoi se kjo kohë është më e vështira për të në karrierë dhe sipas The Times, drejtuesit e klubit, FSG, kanë mbështetje të plotë te trajnerin.

FSG e shohin formën e dobët të Liverpoolit si normale shkaku i lëndimeve të shpeshta, derisa disa kanë humbur formën nga COVID-19 dhe kanë besim se Klopp është njeriu që do të rregullojë gjërat.

FSG thuhet se nuk ka harruar punën e Kloppit, i cili për pesë vite në "Anfield", ka arritur ta rikthejë ‘Liverpoolin e vjetër’.

Pos kësaj, Liverpool do e lejojë Kloppin të shpenzojë para gjatë afatit veror që ta përforcojë skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat