Deklarata e ish futbollistit kroat, nervozon serbët! Ja çfarë përmendi

Futboll

Deklarata e ish futbollistit kroat, nervozon serbët! Ja çfarë përmendi

Nga: K.Goca Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:08
Josip Shimuniç

Ish futbollisti i mirënjohur kroat, Josip Shimuniç, ka deklaruar se brezat e rinj duhet të mësojnë për ish futbollistin e ndjerë Zlatko Kranjçar, sikurse për ish presidentin kroat (ndjeri) Franjo Tugjman, gjeneralin e ushtrisë kroate, Ante Gotovina etj. 

Kjo deklaratë e tij i ka nervozuar serbët dhe disa media serbe, shkarravisin siç dijnë ata, siç është “Kurir” 

“Ish futbollisti kroat Josip Shimuniq foli për Zlatko Kranjçarin, i cili ndërroi jetë ditë më parë dhe ngriti në këmbë rajonin me deklaratën e tij skandaloze. Shimuniç tha se për Kranjçarin duhet të mësohet si për Gotovinën”, shkruan ky farë mediumi, duke e quajtur ushtrinë kroate “Stuhia” si kriminale. 

“Do të doja që brezat e rinj të studioni se kush ishte ai. Lërini njerëzit të shkruajnë libra për të dhe unë mendoj se për 50 ose 100 vjet njerëzit duhet të dinë për të ashtu siç duhet të dinë për Franjo Tugjmanin, Ante Gotovinën, Josip Jelaçiç ...

Kështu që ata duhet të dijnë për Cicon. Ai ishte një njeri i madh”, ka thënë mes tët tjera Shimuniç për portalin kroat “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat