Buenos Aires përgatitet, duke thirrur: Maradona u vra!

Futboll

Buenos Aires përgatitet, duke thirrur: Maradona u vra!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:26
Buenos Aires përgatitet, duke thirrur: Maradona u vra!

Një marshim për të kërkuar drejtësi dhe të vërtetën mbi vdekjen e Maradonës. Protesta do të zhvillohet në mbrëmje, në Buenos Aires, ku mijëra tifozë pritet të mblidhen nga ora 6 e pasdite, në këmbët e Obeliskut, pikës më emblematike të kryeqytetit argjentinas.

Nisma, e propozuar javën e kaluar nga disa organizata “Maradoniane” dhe klube tifozësh, u bë virale brenda pak ditësh, falë fushatave spontane në internet dhe në rrjetet sociale, deri në pikën e mbledhjes së mbështetjes së vajzave dhe ish-gruas së legjendës argjentinase, gjithashtu të pranishëm për të kërkuar drejtësi mbi shkakun e vdekjes së njeriut të dashur.

“Dënimi duhet të jetë shembullor, drejtësi për Diegon”, shkruan një nga fletushkat që po qarkullon në internet, me shkronja të mëdha, e cila më pas akuzon hapur: “Diego nuk ka vdekur, atë e vranë. Dënim për fajtorët”. Data e zgjedhur për ngjarjen, shpjegoi një përfaqësues i organizatës “Pueblo Maradoniano”, nuk është e rastësishme. “10 mars – 10M”, është një dedikim i qartë për Diegon. Kjo mund të jetë dita për të kërkuar drejtësi dhe për të riafirmuar se njerëzit e dinë të vërtetën. Ndërkohë, hetimet e gjyqësorit po vazhdojnë me shpejtësi, duke nxitur dyshimet e vrasjes nga pakujdesia, të hipotetizuara që nga fillimi. Midis shtatë të dyshuarve, që përfunduan në vëmendjen e hetuesve, neurokirurgu Leopoldo Luque mbetet në pozicionin më të komplikuar.

Për t’i përkeqësuar më tej dyshimet e shfaqura tashmë në lidhje me Luque është përmbajtja e një përgjimi, të publikuar dje nga “Infobae”, nga i cili del dyshimi për mashtrime të kryera në financat e “Diez”, me bashkëpunimin e Vanesa Morla, llogaritares së tij me fuqi të mjaftueshme menaxheriale (si dhe kunata e Matias, avokat dhe partner biznesi i “Pibe de Oro”).

“Ku do ta marr copën time të tortës? – e pyet Morla neourkirurgun Luque në bisedën e datës 15 dhe 17 janar 2020. “Unë i mora paratë tuaja, por tashmë kam shpenzuar shumë.

Më jep të dhënat e tua të bankës dhe do të të bëj një transferim bankar”, – përgjigjet Luque, mbi fuqinë e një kontrate të nënshkruar së fundi, në të cilën Maradona i garantonte atij një pagë mujore prej 100.000 pesos (pak më pak se 1 mijë euro me kursin aktual të këmbimit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat