Idrizi: Mëkat që nuk morëm pikët e plota

Futboll

Idrizi: Mëkat që nuk morëm pikët e plota

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:17
Idrizi: Mëkat që nuk morëm pikët e plota

Trepça ’89 është ndarë baraz në shtëpi në ndeshjen ndaj Feronikelit duke luajtur një 90 minutësh pa gola, pavarësisht rasteve të shumta për shënim.

Pikërisht, për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi, qan rastet e humbura dhe mungesën e një sulmuesi.

“Ishte një ndeshje e hapur nga dy skuadrat dhe me raste të shumta për shënim.

Mëkat që nuk morëm pikët e plota, pasi që kishim disa mundësi për të shënuar.

Na mungon pjesa finale te goli, ose më mirë të themi një sulmues që e shtyen topin drejt golit. Megjithatë, i falenderoj lojtarët për angazhimin dhe kam një urim për gjyqtarët e ndeshjes, të cilët e kanë kryer detyrën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Idrizi.

‘Minatorët’ vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e pestë të renditjes tabelare, mirëpo tashmë kanë 32 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat