Basha e Grezda ngacmojnë Etrit Berishën

Futboll

Basha e Grezda ngacmojnë Etrit Berishën

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:01
Basha e Grezda ngacmojnë Etrit Berishën

Etrit Berisha është prej vitesh një nga portierët më të mirë shqiptarë.

“Gardiani” dhe kapiteni i kombëtares shqiptare (63 ndeshje me kuqezinjtë), feston sot 32-vjetorin e lindjes.

Të shumta kanë qenë urimet për të, teksa lojtari nga Prishtina ka kujtuar kohën kur mbronte portën e suedezëve të Kalmar, ekip me të cilin shkëlqeu në vitet (2009-2013).

Berisha, i cili aktualisht është pjesë e Spal në Serie B, ka postuar një video të një ndeshje me Kalmar, në të cilën pret gjithçka dhe frenon sulmet e kundërshtarëve.

Në fund edhe qershia mbi tortë, me Etrit Berishën që tregohet i saktë nga pika e penalltisë, tund rrjetën dhe i dhuron avantazhin skuadrës së tij.

“Baba“, i komenton Eros Grezda, teksa më pas vjen edhe autoironia i Migjen Bashës. “Ke shënu ma shumë se unë“, shkruan mesfushori i Xamax, i cili ka luajtur me Berishën e Grezdën te Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat