Zviceranët përcjellin talentet e KF Gjakovës

Futboll

Zviceranët përcjellin talentet e KF Gjakovës

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:25
Zviceranët përcjellin talentet e KF Gjakovës

Klubi i futbollit Gjakova ka disa talentet që po bien në sy të menaxherëve të huaj, sidomos janë nën përcjellje të zviceranëve. Në klubin Gjakova po bëhet punë e madhe e trajnerëve në krye me trajnerin Gëzim Daka. 

“Skaut nga Liga zvicerane për futbollistët e talentuar të KF Gjakova.

Ju kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje në sezonin po sa filluar me skuadrën e KF Gjakova, që interesimi në drejtim të tyre ka nisë të rritet nga skaut futbollit zviceran.

Futbollistët e talentuar kanë arritur të zënë fillimisht vend titullarë në formacion të KF Gjakova dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve jo brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Në dy ndeshjet e javëve të kaluara që Gjakova ka luajtur ndaj Dardanëve dhe Dardanisë ku në të dyja ndeshje gjakovarët fituan, në stadium ka pasur skaut që kanë përcjellur me vëmendje të dyja ndeshjet kampionale që janë pjesë e futbollit zviceran.

Zviceranët i kanë në listën e tyre të dëshirave futbollistët, që kanë arritur të rrisin nivelin e lojës së tyre falë punës që bënë stafi trajnerëve me në krye z. Gëzim Daka në Ligen e Dytë të Kosovës.

Shumë shpejtë do ju bëjmë me dije edhe emrat e futbollistëve të përzgjedhur.

Ne si kryesi e klubit të gjithë futbollistëve ju dëshirojmë suksese...”, shkruan në faqen e KF Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat