Ja formacioni Manchester Utd-Milan

Futboll

Ja formacioni Manchester Utd-Milan

Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:05
Ja formacioni Manchester Utd-Milan

Manchester United dhe AC Milan do të përballen në kuadër të Ligës së Evropës për fazën e 16 të finales.

Me fillim nga ora 18:55 do të luhet ndeshja mes “Djajve të Kuq” dhe “Rosonerëve”.

Në këtë ndeshje, Milani do të jetë pa lojtarët kryesorë, siç janë: “Hakan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimovic, Daniel Maldini, Mario Mandzukiq, Ante Rebiq dhe Ismael Bennacer”.

Ndërsa, Man Utd do të jetë pa portierin e tyre të parë David de Gea, mungesë tjetër e madhe do të jetë ajo e Paul Pogbas, derisa Juan Mata dhe Phil Jones nuk janë të gatshëm.

Formacionet :

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay; Greenwood, Fernandes, James; Cavani.

AC Milan: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Castillejo; Leao..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat