Marotta shtrohet në spital nga COVID-19

Futboll

Marotta shtrohet në spital nga COVID-19

Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:23
Giuseppe Marotta

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, është shtruar në spital pasi atij i është përkeqësuar gjendja nga COVID-19.

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

Marotta rezultoi pozitiv me COVID-19 me 25 shkurt të muajit të kaluar dhe si duket i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas gazetës Corriere della Sera, Marotta u dërgua në spitalin Humanitas në Rozzano disa ditë më parë.

Dërgimi i tij në spital u këshillua nga kryeshefi i repartit mjekësor të Interit, Piero Volpi si një masë paraprake.

Sipas artikullit, është raportuar se gjendja e Marotta po përmirësohet dita e ditës.

Drejtori ekzekutiv i Monzas, Adriano Galliani është gjithashtu në spital pas diagnozës së tij COVID-19 dhe disa ndërlikimeve gjatë procesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat