Kush largohet dhe kush qëndron pas dështimit?

Futboll

Kush largohet dhe kush qëndron pas dështimit?

Më: 11 mars 2021 Në ora: 23:30
Kush largohet dhe kush qëndron pas dështimit?

 

Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve, nuk është pritur mirë nga kryesia e këtij klubi, që po mendojnë një revolucion në skuadër.

Mediumi me bazë në Torino, “Tuttosport”, ka publikuar një listë me futbollistët që mund të lartohet dhe ata që janë të sigurt që do të qëndrojnë.

Ajo që bie në sy është emri i Cristiano Ronaldos, që ka gjasa të largohet.

Sipas këtij mediumi te “Zonja e Vjetër” sezonin e fundit janë duke e zhvilluar emra si Aaron Ramsey e Alex Sandro.

Në dyshim janë edhe emra si Paulo Dybala, Adrien Rabiot, Giorgio Chiellini e Alvaro Morata.

Ndërsa lojtarët e rinj të ardhur së fundmi si Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Weston McKennie dhe Matthis de Ligt do të qëndrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat