Seferi: Nuk i shënoj Alban Hoxhës?

Futboll

Seferi: Nuk i shënoj Alban Hoxhës?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:45
Seferi: Nuk i shënoj Alban Hoxhës?

Tirana do të sfidohet në derbi ndaj Partizanit nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe në vigjilje të kësaj sfide ka folur sulmuesi kryesor i Tiranës Taulant Seferi i cili ka analizuar këtë takim përpara mediave:

Po ecën mirë dhe shpresoj që nesër të jemi me të njëjtin ritëm. Ta marrim me qetësi dhe vëmendje dhe shpresoj të triumfojmë. Tifozët? Më mungojnë shumë. Edhe në derbin e kaluar ishte pa tifozë dhe është ndrysim dhe mungesë e madhe edhe për ne dhe për futbollin shqiptari.

Futbolli nuk është individual, jemi kolektiv, poe marrim me qetësi dhe me përqendrim të madh.

Në ndeshjen e parë me ta kisha 6 muaj pa luajtur, kisha probleme, tani jam mirë.

Alban Hoxha ka thënë se nuk i shënoj dot? E përshëndes Albanin shumë se është ‘superçun’, por do e shobim në ndeshje. Rasti i humbur në ndeshje? Më kujtohet, por s’kemi ç’bëjmë, kështu është futbolli".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat