​Wijnaldum synim i Interit

Futboll

​Wijnaldum synim i Interit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:30
Georginio Wijnaldum

Ylli i Liverpoolit vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga “Anfield Road”.

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum vazhdon të jetë nën radarin e gjigantit italian Inter, raporton “CalcioMercato”.

“Nerazzurët” kanë mbajtur bisedime të vazhdueshme me agjentin e Wijnaldum, por së fundmi është raportuar se bisedimet kanë stagnuar.

Momentalisht, Interi është duke eksploruar rreth mundësive të tjera që ka nevojë për t’i transferuar, por interesimi kryesor mbetet tek Wijnaldum.

Për mesfushorin holandez, interesim serioz ka shprehur edhe gjiganti katalunas Barcelona, ku trajneri Ronald Koeman është admirues i madh i bashkëkombësit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat