Trajneri i Vllaznisë: Ja nga e pësuam…

Futboll

Trajneri i Vllaznisë: Ja nga e pësuam…

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:34
Trajneri i Vllaznisë: Ja nga e pësuam…

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, u shfaq i zhgënjyer, pas humbjes me përmbysje ndaj Bylisit në shtëpi. Për “Gol pas Gol”, tekniku i skuadrës shkodrane deklaroi:

“Fillimisht duhet të vlerësojmë ndeshjen taktikisht. Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Qëllimi ishte të fituam ndeshjen. E pësuam nga 2 gabime trashanike. Jam shumë i mërzitur për rezultatin.

Fillimisht patëm shumë raste në pjesën e parë. Mund të bënim 2-3 gola. Duhet të ishim të kujdesshëm.  Zëvendësimet erdhën për të freskuar lojën në sulm, por nuk ecën siç duhet.

Ne patëm mundësi të fitonim ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk ishim të qetë, bëmë disa gabime në pasime. Nëse luajmë si në pjesën e dytë nuk mund t’i fitojmë ndeshjet.

Fillimisht duhet të jemi të qetë, dhe të shikojmë çfarë duhet të bëjmë më mirë dhe masat që duhet të marrim për të rregulluar diçka”, u shpreh Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat