Spekulimet e fundit, Pirlo flet për largimin e Ronaldos

Futboll

Spekulimet e fundit, Pirlo flet për largimin e Ronaldos

Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:31
Ronaldo

Ronaldo ka qenë cak i mediave këto ditë pasi është përfolur për një largim të mundshëm nga Juventusi.

E tani ka reaguar edhe trajneri i Zonjës së Vjetër, Andrea Pirlo, duke thënë se Ronaldo është në rregull.

“Ai është në rregull. Është normale për Cristianon që të dëshpërohet, sikurse gjithë të tjerët”, u shpreh ai.

“Thashethemet janë normale, ai është lojtari më i rëndësishëm në botë me Lionel Messin. Ai ka bërë një punë të madhe këtu dhe ka dëshmuar veten”, përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat