Barcelona nxjerr në shitje yllin e saj

Futboll

Barcelona nxjerr në shitje yllin e saj

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:10
Barcelona nxjerr në shitje yllin e saj

Si duket kjo vërë do jetë plot të reja tek skuadra e Barcelonës.

Pas zgjedhjes së presidentit të ri me shumë mundësi d do ketë dhe ndryshime në ekip ku priten afrime të shumta, por gjithashtu pritet dhe të largohen shumë lojtarë.

Pas zërave se Barcelona do nxjerrë në shitje Grizmanin, ka thashetheme se francezi nuk do të jetë ylli i vetëm që do të largohet. Flitet se Barcelona do të nxjerrë në shitje dhe yllin tjetër, brazilianin Kutinjo, i cili këtë sezon ka qenë thuajse inekzistent dhe për shkak të dëmtimit.

Mesfushori brazilian erdhi me bujë të madhe teksa nuk ka arritur të gjejë veten e tij tek ekipi blaugranas. Si duket Barcelona i ka Liverpulit një shifër prej 50 milion eurosh nga blerja e tij dhe katalanasit kërkojnë ta shesin që të paguajnë borxhin tek ekipi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat