Wijnaldum tek Barcelona, pothuajse e kryer

Futboll

Wijnaldum tek Barcelona, pothuajse e kryer

Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:34
Georginio Wijnaldum

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum është pranë kalimit në Camp Nou tek Barcelona.

Sipas “Football Insider”, transferimi i Wijnaldum tek Barcelona është gati përfundimit me “95% i kryer”.

30 vjeçari është një përparësi për Ronald Koeman, i cili dëshiron të forcojë mesfushën dhe të shtojë dinamikën.

Wijnaldum përfundon kontratën e tij me Liverpoolin me 30 qershor, dhe do të mund të transferohej në Camp Nou si lojtar i lirë.

Edhe pse vet Wijnaldum deklaroi javën e kaluar se nuk ka asnjë lajm për të ardhmen, burime të ndryshme thonë se ai është gati të transferohet në Barcelonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat