Ronaldo thyen rekordin e Peles, i premton besnikëri Juventusit

Futboll

Ronaldo thyen rekordin e Peles, i premton besnikëri Juventusit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:42
Ronaldo

Me tregolëshin kundër Cagliarit, Cristiano Ronaldo theu rekordin e Peles, atë me 767 gola në karrierë ku përfshiheshin edhe finalizimet me San Paulo State, skuadra ushtarake braziliane.

CR7 vendos një rekord të ri, në kuotën e 770 gola duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në histori.

Me një status të gjatë në profilin e tij në “Instagram”, ylli portugez ngre në qiell figurën e Peles ndërsa nuk harron të falënderojë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rekord unik.

Për herë të parë pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve, Ronaldo ka thyer heshtjen duke i premtuar besnikëri Juves: “E ardhmja është nesër dhe ka ende shumë për të fituar me Juventus dhe Portugalinë”. Edhe drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici theksoi se Ronaldo përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat