Ja pse nuk u ftua Blend Baftiu nga Kosova U21

Futboll

Ja pse nuk u ftua Blend Baftiu nga Kosova U21

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:36
Ja pse nuk u ftua Blend Baftiu nga Kosova U21

Kombëtarja e Kosovës U21 dje ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore ndaj Katarit, të cilat do të luhen në Doha.

Në listë nuk ishte i pranishëm Blend Baftiu, futbollisti i Ballkanit.

Mirëpo Rafet Prekazi, në një intervistë për “Kanal10” ka treguar se pse nuk është ftuar Baftiu.

“Blend Baftiu dhe Mirlind Daku nuk janë ftuar për arsyeje se kanë mbushur moshën dhe nuk kanë të drejtë të luajnë më për Kosovën U21” është shprehur Prekazi.

Miqësoret me Katarin zhvillohen në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit që kohë më parë e kanë nënshkruar krerët e të dy federatave.

Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars, kurse ndeshja e dytë më 29 mars. Ekspedita e Kombëtares U21 do të udhëtojë në Doha mbrëmjen e 21 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat