Sot kompletohen gjysëmfinalet e Kupës së Kosovës, dy ndeshje të tjera

Futboll

Sot kompletohen gjysëmfinalet e Kupës së Kosovës, dy ndeshje të tjera

Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen dy ndeshje të tjera në Kupën e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme do të shohim përballjen mes Istogut me A&N nga Liga e Parë, ndërsa Trepça 89′ do të luajë me KF Llapin.

Në këtë Kupë të Kosovës kemi parë disa befasi këtë edicion dhe kësisoj nuk ka ndonjë favorit për këto ndeshje.

Gjatë ditës së djeshme pamë disa ndeshje të ‘mërzitshme’, ku Dukagjini mposhti Drenicën minimalisht 1-0, ndërsa Prishtina fitoi në penallti ndaj Feronikelit.

Ndeshja kryesore do të jetë ajo në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat