Ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Futboll

Ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:51
Ja kur do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Edicioni i 69-të i Kupës së Shqipërisë është i veçantë edhe për faktin se këtë herë, si kurrë më parë, janë luajtur ndeshje teke me eliminim direkt, duke filluar nga turi i parë.

Tashmë pas çerekfinaleve që u luajtën dje, teksa kaluan turin skuadra si Teuta, Laçi, Vllaznia dhe Skënderbeu, e njëjta gjë do të ndodhë edhe në gjysmëfinale.

Pra, nuk do të kemi sistem vajtje-ardhje, por ndeshje teke me eliminim direkt. “Panorama Sport” mëson se sektori i garave në FSHF ka fiksuar datën 14 prill për zhvillimin e ndeshjeve gjysmëfinale.

Mirëpo, për të mësuar çiftet, pritet që në fund të këtij muaji të hidhet shorti në FSHF. Ekipi që del nga gogla e parë bëhet automatikisht edhe klubi pritës i ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat