PSG-ja përdor miqtë e Messit për ta bindur

Futboll

PSG-ja përdor miqtë e Messit për ta bindur

Më: 18 mars 2021 Në ora: 12:19
PSG-ja përdor miqtë e Messit për ta bindur

Pavarësisht nga fakti se Leo po kalon një moment fantastik te Barcelona dhe mund të joshet nga rinovimi i kontratës me katalanasit, PSG-ja nuk ka hequr dorë.

Në Francë janë të bindur që ai mund të pranojë ofertën dhe janë duke përdorur çdo armë që ai të ndryshojë mendje.

Drejtuesit kanë këshilluar futbollistët që kanë marrëdhënie me Leo Mesin, që t’i flasin shpesh për Parisin dhe projektin në skuadër. Angel di Maria, Leandro Paredes, por edhe Nejmar Xhunior kanë pasur biseda të ndryshme me Mesin. I kanë treguar dëshirën e madhe që kanë drejtuesit për ta transferuar në merkaton e verës.

Leo Messi do të jetë lojtar i lirë për shkak se i përfundon kontrata me klubin e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat