Liria fiton me rezultat 7:1

Futboll

Liria fiton me rezultat 7:1

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:15
Liria fiton me rezultat 7:1

Liria nga Prizreni ka shënuar fitore bindëse përballë Vushtrrisë në takimin e vlefshëm për xhiron e 20-të në kuadër të Grupit A në Ligën e Parë.

Prizrenasit ishin më të mirë se vushtrriasit që nga fillimi i ndeshjes të cilën e mbyllën me rzultat të thellë 7:1.

Me këtë fitore ‘bardhezinjtë’ ngriten në kuotën e 25 pikëve, por mbeten në pozitën e pestë të renditjes tabelare, ndërkohë Vushtrria vijon të mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 16 pikë.

Fitore tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë regjistroi edhe Drenasi që në shtëpi e mposhti skuadrën e Onix Banjës me rezultat 2-1.

Me këtë fitore, skuadra e Ramiz Dervishit tashmë ngritet në kuotën e 20 pikëve, por mbetet në pozitën e shtatë, ndërsa Onix mbetet në pozitën e pestë me 27 pikë.

Rezultatet e ditës së shtunë:

Drenasi – Onix Banja 2:1
Liria – Vushtrria 7:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat