Zeman shpjegon arsyet e krizës së skuadrave italiane në Europë

Futboll

Zeman shpjegon arsyet e krizës së skuadrave italiane në Europë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 06:47
Zdenek Zeman

Futbolli italian është në krizë dhe Zdenek Zeman, në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, ka provuar të shpjegojë arsyet.

“Nuk kam qenë kurrë punëtorë të mkëdhenj. Jam mbrapa fizikisht, teknikisht dhe taktikisht”, ka thënë ish-trajneri i Roma-s. “Ekzistonte një diferencë që është bërë akoma më e madhe me virusin. Problemi është i gjerë”.

E vetmja skuadër që ka mbetur në Europë është Roma:

“Besoj se është alarmi i radhës. Do të thotë se janë bërë disa gabime më përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat