Wijnaldum pajtohet t’i bashkohet Barcelonës

Futboll

Wijnaldum pajtohet t’i bashkohet Barcelonës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:21
Georginio Wijnaldum

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të stinorit dhe do t’i bashkohet Barcelonës, raporton “The Sunday Times”.

Wijnaldum te Barcelona do të bashkohet me ish-trajnerin e tij te përfaqësuesja e Holandës, Ronald Koeman.

Mesfushori ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe do t’i bashkohet klubit të madh të La Ligas në fund të stinorit si lojtar i lirë.

30-vjeçari do të jetë transferimi i parë i Barcelonës në periudhën e dytë të Joan Laportas si president i klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat