Batatina: Llapi nuk guxon të lëshoj pikë

Futboll

Batatina: Llapi nuk guxon të lëshoj pikë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:45
Batatina: Llapi nuk guxon të lëshoj pikë

Skuadra e Llapit ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.

Pas fitores ndaj Besës, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka mposhtur Arbërinë në kuadër të javës së 26-të.

Kreshnik Bahtiri me dy autogola, Muhamet Mustafa dhe Ahmed Januzi ia dhuruan fitoren vendasve, teksa për mysafirët dy gola i shënoi Marclei Santos dhe një Dior Zabërgja.

Pas ndeshjes, për mikrofonin e “Art Sport”, Tahir Batatina tha:

“Vet rezultatet tregojnë se po funksionin gjithçka te ne. Ka qenë jetike për ne. Më gëzon fakti që si skuadër edhe pse kemi pranuar gola, kam bërë diçka madhore me inkuadrimin e disa lojtarëve të rinj. Për mua do të thotë shumë për t’u dhënë të rinjve hapësirë. Llapi nuk guxon të lëshoj pikë, duhet të fitojë sa më shumë pikë derisa ta siguroj edhe matematikisht mbetjen në ligë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat