Dramë në Firencë, Milani fiton me përmbysje

Futboll

Dramë në Firencë, Milani fiton me përmbysje

Nga: K.Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:55
Dramë në Firencë, Milani fiton me përmbysje

Ndeshje e bukur është zhvilluar në Firencë mes Fiorentinës dhe Milanit.

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Fiorentinës, në takimin e javës së 28-të të Serie A. 

Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit, Milani fiton me përmbysje.

‘Rossonerët’ avancuan me 0:1, ishin në disavantazh me 2:1 dhe fituan me 2:3.

Gol ka shënuar edhe veterani francez Franck Ribery por nuk i ndihmoi për të fituar pikë skuadrës nga Firenca. 

Për Fiorentinën shënuan Pulgar (17'), Ribery (51') dhe për Milanin Ibrahimoviç (9'), Diaz (57'),  Calhanglu (73').

Milani mban vendin e dytë me 59 pikë, ka 6 me pak se rivali i përbetuar Interi dhe Fiorentina renditet i 14-ti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat