Barcelona e zbrazi tërë ‘artilerinë’ kundër Sociedadit të Januzajt

Futboll

Barcelona e zbrazi tërë ‘artilerinë’ kundër Sociedadit të Januzajt

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:52
Barcelona

Barcelona nuk u përmbajt dot por e zbrazi tërë artilerinë kundër skuadrës së Sociedadit, duke e shkatërruar me rezultat 6:1. 

Futbollisti i ri, 20-vjeçari amerikan Sergino Dest, u shqua me lojë, duke shënuar dy gola po aq gola realizoi edhe Messi për fitoren bindëse.

Kapiteni Lionel Messi me shokë mbizotëruan në fushë dhe si fryt i kësaj edhe demoluan rivalin.

Image

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit nga minuta e 61-të, por me skuadrën e tij nuk kishin forcë që ta ndalin sulmin si uragan të katalunasve. 

Për Barcelonën realizuan Griezmann (37'), Dest (43' e 53), Messi (56' e 89’), Dembele (71') dhe për Sociedadin Barrenetxea Muguruza (77').

Barcelona ngritët në vend të dytë me 62 pikë apo ka katër me pak se lideri Atletico Madridi pas 28 jave në Spanjë, duke e lënë pas Real Madridin me 60 sosh dhe Sociedadi renditet në pozitën e pestë me 45 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat