Rei Manaj nuk lë dot gjurmë me Barcelonën

Futboll

Rei Manaj nuk lë dot gjurmë me Barcelonën

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:01
Rei Manaj nuk lë dot gjurmë me Barcelonën

Rei Manaj është duke kaluar sezonin më të mirë te Barcelona B teksa është golashënuesi i katalanasve të vegjël.

Por këtë herë sulmuesi shqiptar nuk ka arritur që të lërë gjurmë në ndeshjen e kampionatit kundër Cornellas, pasi u mbyll në barazimin 0:0.

Këtë herë përballja ishte disi më e veçantë pasi për herë të parë u kthyen tifozët në numër të kufizuar, më saktësisht ishin 987 sportdashës prezent.

Përballë brohorimave dhe duartrokitjeve që vinin nga shkallët e stadiumit, Manaj nuk ka përligjur këtë herë besimin e trajnerit Pimienta.

Përveç mungesës së golit, niveli i treguar nga sulmuesi nuk ishte më i miri i mundshmi, duke e detyruar trajnerin që ta zëvendësojë në minutën e 74 të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat