Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës 

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës 

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:26
Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës 

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramandani, flet për shortin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, ku skuadra e tij do të ndeshet me Llapin nga Podujeva.

“Nuk kemi pasur fat aspak në shortin e Kupës që nga fillimi i saj e ku gjithmonë na kanë rënë ekipet më të forta të secilit raund, duke filluar prej 1/8 me Dritën, në çerekfinale me Feronikelin dhe tash në gjysmëfinale me Llapin.

Short, padyshim i vështirë dhe njëkohësisht finale para finales kryesore. 

Vlerësim maksimal për Llapin si ekip.

E dimë që objektivi i dy skuadrave është kupa, por është mirë qe luhet me dy ndeshje dhe të shpresojmë që edhe këtë pengesë të vështirë ta kalojmë për të dalë në finale", tha Ramadani për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat