Në dhomat e zhveshjes fluturonin shishet dhe gjithçka tjetër

Futboll

Në dhomat e zhveshjes fluturonin shishet dhe gjithçka tjetër

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:24
Në dhomat e zhveshjes fluturonin shishet dhe gjithçka tjetër

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga viti 2009, të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Chelsea e cila ngjalli shumë debat. Anglezët pretenduan për shumë episode, mes tyre edhe penallti të padhëna nga arbitri Ovrebo, të cilat në fund të ndeshjes bënë që Dider Drogba të humbiste kontrollin dhe t’i vërsulej gjyqtarit.

Sakaq, kësaj ndeshje i është kthyer edhe një tjetër protagonist si John Obi Mikel.

Ky i fundit shprehet se situata në dhomat e zhveshjes pas asaj ndeshje ishte shumë e tensionuar dhe se shishet e gjithçka fluturonte në ajër.

“Pas ndeshjes ishte një kaos nga tuneli deri në dhomat e zhveshjes. Shishe, gjithçka po fluturonte. Tavolinat u thyen, të gjithë po bërtisnin dhe ulërinin. Ishte një natë e çmendur, Drogba e humbi kontrollin në fushë dhe pastaj vazhdoi”, u shpreh Mikel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat