Challandes flet për Dakun: Kam gjykuar në bazë të formës

Futboll

Challandes flet për Dakun: Kam gjykuar në bazë të formës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:03
Challandes flet për Dakun: Kam gjykuar në bazë të formës

Është duke u zhvilluar konferenca për shtyp e Kombëtares së Kosovës në prag të sfidës së parë për këtë vit, ndaj Lituanisë e cila zhvillohet nesër në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Duke folur për listën e Kosovës për tri takimet e marsit, si dhe injorimin që iu është bërë sulmuesit më në formë të Kosovës, Mirlind Dakut, Challandes u shpreh se nuk është problemi i nivelit të Superligës së Kosovës, por e konkurrencës në ekip dhe se Daku momentalisht nuk është i gatshëm të luajë për Kosovën.

“Nuk është problemi i Superligës por konkurrenca e ekipit. Daku ka qenë me neve në muajin nëntor, ka pasur sukses, e kam shikuar në disa ndeshje, kundër Llapit në Kupë e Kosovës , kundër Besës në borë”.

“Daku është një lojtar interesant, mund të jetë pjesë e ekipit, nuk ka qenë i gatshëm tani por mund të jetë i gatshëm për takimet e tjera. Skuadrën e kam bërë duke gjykuar formën e tanishme dhe kam gjykuar se nuk është i gatshëm që tani të jetë pjesë e ekipit”.

Kujtojmë që Kosova luan nesër me fillim nga ora 20:45, transmeton insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat