Challandes: Nëse them se nuk kemi gjasa për t’u kualifikuar, unë jam një trajner i keq

Futboll

Challandes: Nëse them se nuk kemi gjasa për t’u kualifikuar, unë jam një trajner i keq

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:14
Challandes: Nëse them se nuk kemi gjasa për t’u kualifikuar, unë jam një trajner i keq

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se nëse thotë që Kosova kualifikohet në katar, atëherë tingëllon qesharake, por edhe nëse thotë se Kosova s’ka gjasa, atëherë ai është një trajner i keq.

Zvicerani ka mbajtur një konferencë të martën, një ditë para ndeshjes miqësore me Lituanën.

“Grupi është i fortë. Prandaj nëse them do të kualifikohemi për në Katar, ju do të qeshni, por nëse them se nuk kemi gjasa për t’u kualifikuar, atëherë unë jam një trajner i keq. Unë jam këtu për të bërë progres në lojën e Kosovës dhe pastaj mund të vijnë rezultatet”, ka thënë ai. “Kemi pasur një periudhë të mirë, por pastaj kemi pasur edhe rënie”.

Challandes është ndalur edhe te mungesa e Rrahmanit.

“Ai nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme, gjithashtu as në ndeshjen kundër Suedisë, por është e rëndësishme që ai të jetë këtu, për të parë gjendjen e tij. Duhet të shohim nëse do të ketë gjasa për Amirin për të luajtur ndeshjen kundër Spanjës. Mungesa e tij nga komplikon, por nuk do të thotë se do të ndryshojmë strategji. Suedia edhe pa Ibrahimoviqin është e fortë”, ka thënë ai.

Challendes e ka quajtur gënjeshtër lajmin në media për rrahjen mes Arijinet Muric dhe Edon Zhegrovës.  

“Lajmet për një konflikt Muric-Zhegrova janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë, është rrenë e pastër. Vendimi për Muric është për një çështje disiplinore, ne e kemi publikuar vendimin që e kemi marrë”, ka thënë ai.

Ai e ka parë ndeshjen ndaj Lituanisë të rëndësishme për përgatitjen e ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat