Challandes zbulon kur do të ftohet Mirlind Daku

Futboll

Challandes zbulon kur do të ftohet Mirlind Daku

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:27
Mirlind Daku

Challandes është pyetur nga gazetarët pse nuk është grumbulluar Daku për ndeshjet e marsit.

Ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Nuk është problemi i Superligës por konkurrencës së ekipes” Daku ka qenë me ne në muajin nëntor, ku ka pasur periudhë të mirë në vjeshtë, e kam parë në disa ndeshje, në ndeshjen kundër Llapit, Besës dhe dy ndeshje të tjera”, tha  trajneri.

“Ai është një lojtar interesant dhe mund të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës në një të ardhme të afërt. ai nuk ka qenë i gatshëm tani, unë jam selektor dhe bëjë zgjedhjen e lojtarëve që janë më të gatshëm, kam bërë zgjedhje duke gjykuar formën e tyre të tanishme.

Nuk besoj se është i gatshëm për tani”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat