UEFA konfirmon suspendimin e lojtarit të Kosovës kundër Suedisë

Futboll

UEFA konfirmon suspendimin e lojtarit të Kosovës kundër Suedisë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:49
Dresheviq

Pas fitores së thellë mbrëmjen e kaluar ndaj Lituanisë, sytë e “Dardanëve” kthehen nga takimi me Suedinë, takim i vlefshëm ky për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari “2022”.

Pas lëndimit të Amir Rrahmanit, mungesë në mbrojtje do të jetë edhe Ibrahim Dresheviq, i cili do të mungojë ndaj Suedisë për shkak të kartonit të kuq që kishte marr në sfidën ndaj Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe UEFA.

Kujtojmë që Kosova luan ndaj Suedisë këtë të dielë, ndërsa tri ditë më pas udhëton drejt Sevillas për takimin ndaj Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat