E pabesueshme, 10 orë më para ishim bashkë! Tragjedia...

Futboll

E pabesueshme, 10 orë më para ishim bashkë! Tragjedia...

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:10
E pabesueshme, 10 orë më para ishim bashkë! Tragjedia...

Tragjedi e vërtetë ishte ajo që ndodhi me lojtarin e ri të Lazios, Daniel Guerini.

Futbollisti që ishte pjesë e ekipit të U-19 e ka ndërprerë ëndrrën në mes dhe ndërroi jetë në aksidentin automobilistik. Kjo ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e sotme ka shokuar edhe dy futbollistët shqiptarë që janë pjesë e të rinjëve të Lacios.

Fillimisht ishte Anxhelo Ndrecka që reagoi për lajmin e hidhur: “E pabesueshme.

Para 10 orësh kemi ndarë të njëjtën fushë dhe kishim të njëjtën ëndërr. Pusho në paqe Guero, përgjithmonë je me ne”.

Reagimi do të vinte edhe nga lojtari tjetër i Lacios dhe njëkohësisht djali i Igli Tares, Etiene Tare: “Nuk mund ta besoj vëllai im. Të falënderoj për kohën e bukur dhe kujtimet tona. Do të mbetesh gjithmonë në zemrën time vëlla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat