Shqipëria falë Lenjanit importon tre pikë të mëdha

Futboll

Shqipëria falë Lenjanit importon tre pikë të mëdha

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:45
Shqipëria falë Lenjanit importon tre pikë të mëdha

(E plotësuar) -  Kombëtarja e Shqipërisë e fillon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar fitore në udhëtim me rezultat 1:0 kundër Andorrës, në hapje të grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Shqipëria tregoi lojë më të mirë, pati raste më shumë dhe realizoi vetëm një gol. 

Kuqezinjtë ishin më kërkues për gjatë 90 minutave dhe kjo iu shpërblye me fitore. 

Tre pikë në hapje që e gëzojnë shumë edhe selektorin Edy Reja, që i japin një qetësi para ndeshjes të së dielës (18.00) në stadiumin në “Air Albania” në Tiranë, kundër superfuqisë botërore, Anglisë..

Në minutën e 41-të, Ermir Lenjani futet në 16-të, me goditje të fortë shkundi portën e vendasve dhe ia siguroi fitoren me rezultat 0:1 kuqezinjve. 

Në minutën e 88-të, Armando Broja pati rast ta thelloi fitoren, por portieri vendas reagon për bukuri. Shqipëria starton me fitore minimale por shumë domethënëse. Me lojë Shqipëria nuk u tregua aq sulmuese, por me rëndësi mori pikë të plota.

Andorra-Shqipëria 0:1
Stadiumi “Estadi Nacional”, (Andorra la Vella).
Gjyqtar: V.Chinkov (Bullgaria):
Shënues: Lenjani (41’).
Kartona të verdhë: Vieira, Rebes, Rubio – Memushaj, Cikalleshi, Manaj, Gjimshiti, Gjasula.
Andorra: Gomes; Llovera, Vales, San Nicolas, Rubio (Jimenez (56’); Martinez (Sanchez 70’), Rebes (Moreno 79’), Vieira (Pujol 79’), Cervos (C. Martinez 70’); Alaez, Fernandez. Trajner: Coldo Alvarez.
Shqipëria: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani (Roshi 80’), Hysaj, Gjasula, Bare, Memushaj (Laçi 62’); Cikalleshi (Broja 81’), Manaj (Uzuni 62’). Trajner: Edi Reja.

84' Edy Reja me Shqipëria kurrë më afër fitores.

81' Pak minuta deri në fund, afër fitores.

79’ Shqipëria po luan me një ritëm dhe po kërkon të ruajë rezultatin deri në fund.

75' Pak raste në pjesën e dytë, por kjo eprësi minimale nuk i jep siguri kuqezinjve.

71' Shqipëria nuk po tregohet aq e rrezikshme.

68' Lenjani është më meritori për epërsinë.

64' Shqipëria është shumë më e mirë se Andorra.

58' Kuqezinjtë po luajnë mjaft mirë dhe pretendojnë pikë të plota.

53' Andorra është në presion të madh.

48' Shqipëria po luan me siguri të plotë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, kuqezinjtë më të mirë dhe me plot meritë në epërsi.

44' Fundi i pjesës së parë.

Andorra-Shqipëria 0:1
Stadiumi “Estadi Nacional”, (Andorra la Vella).
Gjyqtar: V.Chinkov (Bullgaria):
Shënues: Lenjani (41’).
Kartona të verdhë: Vieira, Rebes, Rubio – Memushaj, Cikalleshi.
Andorra: Gomes; Llovera, Vales, San Nicolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Coldo Alvarez.
Shqipëria: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj, Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja.

41' Ermir Lenjani me gol fantastik. Ai futet brenda 16-shit,me goditje të fortë shkund këndin e majtë të portës së Andorrës, 0:1 për Shqipërinë.

Shqipëria në epërsi

39' Cikalleshi në mundësi të mirë por u vonua.

36' Shqipëria po kërkon golin me ngulm, por pa suskes.

30' Nuk ka gola ende mes Andorrës dhe Shqipërisë, lojë e mirë.

26' Rey Manaj gati shënoi por portieri i Andorrës grushton topin dhe shpëton portën. 

21' Rrëmujë në zonën e Andorrës, Kumbulla dhe Manaj “flirtojnë” me golin e avantazhit. Shpëtojnë për mrekulli vendasit. Cikalleshi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

18' Memushaj pati rast të mirë por nuk ia doli. 

14' Asnjë rast ideal deri me tash.

10' Lojë mjaft e mirë.

 6' Nuk ka ende gola.

4' Shqipëria fiton goditjen e parë nga këndi.

Shqipëria synon fitore.

1' Filloi ndeshja.

 ANDORRA: Gomes; Llovera, Vales, San Nicolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Coldo Alvarez

SHQIPËRIA: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj, Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat