Lukaku i pagabueshëm

Futboll

Lukaku i pagabueshëm

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:06
Lukaku i pagabueshëm

Lukaku i pagabueshëm nga pika e penalltisë, mësoni statistikën e frikshme të sulmuesit të Interit!

Romelu Lukaku i pagabueshëm nga pika e penalltisë.

Siç deklaron “La Gazzetta dello Sport” këtë mëngjes, me 11-metërshin e kthyer kundër Uellsit të mërkurën në Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, sulmuesi i Interit ka zgjatur serinë e tij, e cila ka arritur në 18, që po vazhdon që nga gushti 2017, kur Kasper Shmajkell e hipnotizoi atë në një sfidë mes Leisterit dhe Mançester Junajtid.

Nga ai moment, belgu nuk ka gabuar asnjëherë përpara penalltisë, midis klubeve dhe ekipit kombëtar: 14 nga 14 me Interin. Askush në Europë nuk është në nivelin e tij, me Salah që e ndjek pas në kuotën e 15 realizimeve nga pika e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat