Shaqiri dërgon sinjal para ndeshjes

Futboll

Shaqiri dërgon sinjal para ndeshjes

Më: 28 mars 2021 Në ora: 13:58
Shaqiri dërgon sinjal para ndeshjes

Xherdan Shaqiri ka qenë aktiv në rrjete sociale para ndeshjes me Lituaninë.

Zvicra do të ndeshet me Lituaninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”,

Shaqiri në ndeshjen kundër Bullgarisë shkëlqeu me dy asistime dhe madje një gol, por që goli nuk iu llogarit në emër të tij.

Sidoqoftë, gjilanasi tani ka postuar një fotografi në rrjetin social, Instagram.

Në foto shihet Shaqiri duke u stërvitur, “Big Shaq” i ka vënë mbishkrimin “Sytë tek çmimi” fotografisë ku shihet i fokusuar ta godasë topin.

Përpos Shaqirit, edhe Granit Xhaka pritet të startojë në ndeshjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat