Pesë ndryshime në 3-5-2 e Rejas!

Futboll

Pesë ndryshime në 3-5-2 e Rejas!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:52
Pesë ndryshime në 3-5-2 e Rejas!

Edoardo Reja bën 5 ndryshime krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Andorrës, për duelin e madh që Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë.

Nëse Veseli ka marrë vendin e Kumbullas në 3-shen  e qëndrës së mbrojtjes.

Risitë janë në mesfushë me Rejan që i ka besuar një vend titullari Qazim Laçit në qëndër  por edhe Uzunit pas dy sulmuesve dhe Memollës në krahun e djathtë, ndërkohë që Broja ka fituar balotazhin me Rey Manaj në 2-shen ofensive. 3-5-2 të Rejas, Gareth Southgate i është kundërpërgjigjur me një 4-3-3, duke hedhur në fushë të gjitha “peshat” e rënda si Shaw, Maguire, Walker apo edhe Rice, Kane e Sterling.

SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj, Laçi, Bare, Uzuni, Memolla; Cikalleshi, Broja. Trajner: Edy Reja.

ANGLIA (4-3-3): Pope; Shaw, Maguire, Stones, Walker; Phillips, Rice, Foden; Mount, Kane, Sterling. Trajner: Gareth Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat