Verrati dhe Florenzi largohen nga Kombëtarja e Italisë

Futboll

Verrati dhe Florenzi largohen nga Kombëtarja e Italisë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:11
Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi

Dyshja Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi janë larguar nga Kombëtarja e Italisë shkaku i lëndimeve.

Dyshja nuk do jenë të gatshëm të përballen me Lituaninë dhe do rikthehen në Paris, ku do shohin gjendjen fizike.

Sipas Tuttomercatoweb, Verrati ka pësuar lëndim në kofshë, derisa Florenzi ka pësuar lëndim muskulor.

Dyshja do udhëtojnë nesër në mëngjes për në Francë.

Ndërsa, Italia këtë të mërkurë do zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë muaj në kuadër të kualifikimeve ndaj Lituanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat