Aubameyang: Do të kërkojë nga Odegaard të qëndrojë

Futboll

Aubameyang: Do të kërkojë nga Odegaard të qëndrojë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 23:04
Odegaard dhe Aubameyang

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se do të provojë ta bind mesfushorin Martin Odegaard të qëndrojë.

Odegaard ka impresionuar që prej kohës kur iu bashkua “Topçinjve” nga Real Madrid në janar, derisa paraqitja më e mirë ishte në barazimin ndaj West Hamit.

Tifozët e Arsenalit janë duke shpresuar që Odegaard të qëndrojë në “Emirates”.

Derisa gaboni ishte drejtpërdrejtë, një tifoz e pyeti nëse kapiteni i Arsenalit do kërkojë nga Odegaard të nënshkruajë kontratë me londinezët.

Ai u përgjigj: “Sigurisht, do kërkojë nga ai”.

Sidoqoftë, kjo ndoshta nuk do jetë e nevojshme, ngase mediat angleze raportojnë se norvegjezi është i hapur për qëndrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat