Nees: Kur kishim mundësi për të shënuar edhe golin e tretë dhe ta ‘vrisnim’ ndeshjen

Futboll

Nees: Kur kishim mundësi për të shënuar edhe golin e tretë dhe ta ‘vrisnim’ ndeshjen

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:19
Nees: Kur kishim mundësi për të shënuar edhe golin e tretë dhe ta ‘vrisnim’ ndeshjen

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Michael Nees, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së në lidhje me dy ndeshjet e zhvilluar në Katar, por edhe për këtë grumbullim.

Sipas tij ndeshja e dytë është dashur të fitohet, por edhe me barazim ai u nda i kënaqur.

“Ishte një lojë shumë intensive dhe shumë e mirë nga të dyja ekipet. Ne e dominuam ndeshjen mbi 60 minuta, ku e kishim kontrollin e topit dhe krijuam epërsi prej dy golash”.

“Kur kishim mundësi për të shënuar edhe golin e tretë dhe ta ‘vrisnim’ ndeshjen, vendasit na shënuan gol. Më pas sërish kishim mundësi për ta shtuar epërsinë në 3:1, por loja ishte mjaft e luftuar dhe në fund pësuam edhe golin e dytë”.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë më të mirë sesa në miqësoren e parë. E kemi studiuar mirë ndeshjen e kaluar dhe kemi arritur të përmirësojmë dobësitë e shfaqura, duke bërë presion te kundërshtari dhe ajo që është me rëndësi edhe finalizimi i aksioneve ka qenë shumë më i mirë”.

“Me lojën e treguar mendoj se e kemi merituar fitoren, por edhe barazimi është i rezultat i pranueshëm, pasi ishte një test i mirë para ndeshjeve kualifikuese, ku kemi inkuadruar 18 lojtarë”.

“Jam i lumtur me punën e përgjithshme në këtë kamp, ngase kushtet për punë dhe akomodimi në hotel ishin fantastike. Po ashtu, rëndësi ka fakti se të gjithë lojtarët kanë qenë shumë të disiplinuar dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ në testet për Covid-19, që në këtë periudhë që po kalojmë është shumë e rëndësishme”.

“Duke pasur parasysh se kjo ishte hera e parë që ishim së bashku e konsideroj shumë të suksesshëm këtë kamp. Tani ajo që ka rëndësi është që këta futbollistë të kthehen në klubet e tyre dhe të punojnë e të luajnë në vazhdimësi, por edhe të përmirësohen në aspektin fizik, ngase loja nuk zgjat 68 minuta, por 90 minuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat