Italia kurorëzon sërish Gasperini, trajneri emocionohet dhe ia dedikon qytetit të Bergamos!

Futboll

Italia kurorëzon sërish Gasperini, trajneri emocionohet dhe ia dedikon qytetit të Bergamos!

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:06
Gian Piero Gasperini

I shpërblyer sot me Stolin e Artë për rezultatet e tij të pabesueshme me Atalanta, Gian Piero Gasperini foli për çmimin e marrë sot nga Demetrio Albertini: “Këtë Stol të Artë ia kushtoj të gjithë Bergamos, stafit dhe lojtarëve: të gjithëve, sepse është vërtet një fitore ekipi.

Krahasuar me atë të fituar vitin e kaluar, është ndryshe, sepse secili sezon ka veçoritë e veta dhe ky çmim ka arritur t’i japë vazhdimësi atij të fituar më parë.

Marrja e tij ishte edhe më e vështirë dhe mbase, pikërisht për këtë arsye, ky stol i artë është edhe më i bukur”.

Sezoni: “Edhe në vështirësi ne arritëm të ishim një ekip edhe më i bashkuar: së pari, kur u ndalëm, dhe pastaj kur filluam përsëri, duke luajtur një seri ndeshjesh të ngushta.

Ne kemi luajtur duke menduar shumë për dhimbjen që goditi Bergamo dhe njerëzit që brohorisnin Atalanta dhe që na lanë: ishte një shtytje e fortë për ekipin, për të dhënë gjithmonë më të mirën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat