Skandal: Komentatorët e televizionit spanjoll e kanë të ndaluar të përmendin emrin Kosovë gjatë ndeshjes kundër Spanjës!

Futboll

Skandal: Komentatorët e televizionit spanjoll e kanë të ndaluar të përmendin emrin Kosovë gjatë ndeshjes kundër Spanjës!

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:49
Kosova

Kombëtarja e Spanjës mbyll sot ndeshjet e para të kualifikimeve në Kupën e Botës për Katar në 2022.

Pas barazimit kundër Greqisë dhe fitores ndaj Gjeorgjisë, lojtarët e Luis Enrique janë të detyruar të fitojnë dhe të bindin sot para Kosovës në Sevilla, shkruan Marca.

Ndeshja që do të transmetohet në La 1, por komentatori i ndeshjes nuk nuk do të jenë në gjendje t’i referohet rivalit me emrin: Kosova!

Kjo pasi shteti spanjoll nuk e njeh Kosovën si shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat