Pacolli premton shpërblim për Kosovën në rast të fitores kundër Spanjës

Futboll

Pacolli premton shpërblim për Kosovën në rast të fitores kundër Spanjës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:47
Pacolli premton shpërblim për Kosovën në rast të fitores kundër Spanjës

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka premtuar shpërblim për lojtarët e Kosovës në rast se arrijnë ta mposhtin Spanjën.

“Dardanët” do të përballen sonte me Spanjën në ciklin kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se do të shpërblejë lojtarët e Kosovës në rast të triumfit në Sevillë.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në “Facebook”:

“Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë personalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat