Dha penallti skandaloze, gjyqtari serb dënohet me 15 muaj burg

Futboll

Dha penallti skandaloze, gjyqtari serb dënohet me 15 muaj burg

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:40
Dha penallti skandaloze, gjyqtari serb dënohet me 15 muaj burg

Gjyqtari serb i futbollit, Srgjan Obradoviq, i akuzuar disa vite më parë si një persona i implikuar në favorizimin e skuadrave të ndryshme me veprimet e tij në fushën e lojës, është bërë shembull për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë gjëra të tilla.

Gjykata e Novi Sadit, e cila kishte hapur hetim ndaj tij, e ka dënuar me 15 muaj burg.

Sipas Gjykatës së Lartë, ai akuzohet se ka abuzuar me pozicionin e tij si gjyqtar në një ndeshje mes skuadrës së Spartakut të Suboticës dhe asaj të Radniçki të Nishit në vitin 2018, duke favorizuara dukshëm ekipin vendas.

Në atë ndeshje ai dha një penallti skandaloze për një prekje të topit me dorë që nuk e ekzistonte, duke bërë që ndeshja të shkonte 2:0 për ekipin vendas, shkruan Vipsport.

Duke u bazuar te ky vendim, edhe Departamenti Special për Parandalimin e Korrupsionit në Gjykatën e Novi Sad, vendosi që Obradoviç të përjashtohej nga çdo funksion si gjyqtar apo në Federatën e Futbollit të Serbisë për 10 vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat