E përditshmja angleze për skandalin e Spanjës me Kosovën

Futboll

E përditshmja angleze për skandalin e Spanjës me Kosovën

Më: 2 prill 2021 Në ora: 13:59
E përditshmja angleze për skandalin e Spanjës me Kosovën

Fitorja e Spanjës ndaj Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, u përcjell me shumë veprime kontraverse nga Qeveria spanjolle.

Televizioni publik i Spanjës (FRTV), në transmetimin direkt e shkroi emrin e shtetit të Kosovës me shkronja të vogla, teksa komentatorët iu referuan si Përfaqësuesja e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në një intervistë me mediumin e njohur anglez, Express.uk, profesoresha e ligjit kushtetues në Universitetin e Barcelonës, Mar Aguilera Vaqués, deklaroi se në rast të pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe, ajo do të trajtohet njësojë sikur Kosova.

“Në ndeshjen ndaj Kosovës, televizioni publik spanjoll shkroi emrin me të vogla pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe me Skocinë pasi nuk duan të ndodhë në Kataluni” – deklaroi ajo.

Katalunia është një nga regjionet më të pasura të Spanjës, teksa ka një histori të gjatë mbi një mijë vjeçare. shkruan insporti.

Katalunia dhe Skocia janë duke bërë përpjekje për pavarësi, nga Spanja përkatësisht Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat