Çfarë thotë për Haalandin?

Futboll

Çfarë thotë për Haalandin?

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:51
Çfarë thotë për Haalandin?

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka refuzuar të flasë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Agjenti i sulmuesit, Mino Raiola, ka nisur tashmë punën dhe po i viziton klubet e interesuara një nga një për të parë nga afër kushtet që ato ofrojnë për klientin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, ai ishte në Barcelonë dhe në Madrid.

I pyetur lidhur me këtë, Zizu është përgjigjur: “Gjithçka që do të ndodhë jashtë, s’do të them as mirë as keq. Mua më intereson  për lojtarët që kemi këtu dhe për ndeshjen e nesërme.

Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme, çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm s’mund ta dimë. Mua më intereson për lojtarët që kam këtu dhe gjithmonë do të të përgjigjem njëjtë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat