Sarri kthehet në stol, gati kontrata trevjeçare me 5 milionë euro në sezon

Futboll

Sarri kthehet në stol, gati kontrata trevjeçare me 5 milionë euro në sezon

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:40
Maurizio Sarri

Projekti i Roma-s është ambicioz dhe, në fakt, ka tërhequr shumë trajnerë.

Nuk është një rastësi që teknikë të nivelit të Maurizio Sarri-t dhe Massimiliano Allegri-t, janë të interesuar për stolin verdhekuq.

Koha e Pualo Fonseca-s duket se ka mbaruar dhe, sipas Lego, Friedkin e ka zgjedhur pasardhësin. Bëhet fjalë për Maurizio Sarri-n, me të cilin pronari i verdhekuqve mësohet se është takuar dy herë deri tani.

Klubi i kryeqytetit të talisë duket se i ka ofruar ish-trajnerit të Juventus-it një kontratë 3-vjeçare me 5 milionë euro në sezon. Pengesa e vetme janë klubet e tjerë që interesohen për Sarri-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat